Refund policy

1. Afati i Kthimit

Ju keni të drejtë të kërkoni kthimin e produktit brenda 14 ditëve nga momenti i pranimit të porosisë. Pas këtij afati, kthimet nuk pranohen.

2. Kushtet e Produktit

Që produkti të pranohet për kthim, duhet të plotësojë këto kushte:

  • Duhet të jetë në paketimin e tij origjinal.

  • Nuk duhet të ketë shenja të përdorimit apo dëmtime fizike nga blerësi.

  • Duke qenë se materialet brenda tavolinës "Boss" janë të fiksuara, struktura e produktit nuk duhet të jetë hapur apo ndërhyrë në të.

3. Garancia

Produkti juaj vjen me një garanci 1-mujore që mbulon vetëm defektet e prodhimit. Garancia nuk mbulon dëmtimet e shkaktuara nga goditjet, rrëzimet apo përdorimi i gabuar i produktit.

4. Procesi i Rimbursimit

Sapo produkti i kthyer të arrijë tek ne dhe të verifikohet gjendja e tij:

  • Rimbursimi i pagesës do të bëhet brenda 7-10 ditëve pune.

  • Pagesa do të kthehet në të njëjtën mënyrë siç është kryer blerja (ose me marrëveshje bankare).

5. Kostot e Transportit

Kostot e transportit për kthimin e produktit paguhen nga blerësi. Në rast se produkti ka arritur i dëmtuar që në fillim, kostot e transportit mbulohen nga ne (duke paraqitur provat përkatëse si foto ose video gjatë hapjes së pakos).